Presidenti i Finlandës, Aleksander Stubb, bëri të ditur se kishte telefonuar homologun e tij amerikan, Donald Trump, së bashku me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, me qëllim diskutimin e planit të tij për Ukrainën.
“Kisha mundësinë të flisja me presidentin Trump, së bashku me kryeministren italiane Georgia Meloni. Dhe sigurisht, biseduam për situatën, planin me 28 pika dhe disa zhvillime lidhur me planin e paqes këtu në Johanesburg,” tha ai për AFP, në kuadër të Samitit të G20, ku merrnin pjesë të dy zyrtarët evropianë.
Ai shtoi se presidenti amerikan “po punon ditë e natë” për një marrëveshje me Ukrainën.
“Presidenti Trump iu përgjigj telefonatës në orën 05:00 të mëngjesit të së dielës me orën e SHBA-së, gjë që tregon se ai po punon ditë e natë për arritjen e një marrëveshjeje paqësore në luftën e Rusisë kundër Ukrainës,” shtoi Stubb.
