Në prag të festave të fundvitit, OSHEE Group ka marrë të gjitha masat për garantimin e furnizimit me energji elektrike në ditët e festave të mëdha të Vitit të Ri.

Në një konferencë për mediat, administratori i OSHEE Group, Enea Karakaçi tha se më 29 dhjetor u shënua dita me konsumin më të lartë të energjisë elektrike në rrjet dhe pritet që konsumi të vijë në rritje.

Për këtë arsye, tha Karakaçi, OSSH ka marrë të gjitha masat që të garantojë një furnizim sa më të mirë në të gjithë vendin.

“Vetëm ditën e djeshme kemi kaluar rreth 22.9 mln kilovatorë dhe është dita më e ngarkuar e vitit dhe patjetër që ngarkesa do të rritet.

Me uljen e temperaturave është rritur konsumi, nuk kemi patur problematika të theksuara përsa I përket rrjetit dhe mungesës së furnizimit. Patjetër që qëllimi ynë është që në këto shqetësimi më i vogël i qytetarëve në këto ditë festive është mungesa e energjisë elektrike.

Me planin e masave që ne kemi vënë në punë, mendoj se do ja dalim të jemi të suksesshëm në gjithë Shqipërinë. Janë rreth 1600 punonjës të terrenit që janë 24 orë në punë të ndarë në grupe të cilët kanë në dispozicion bazën materiale. Po ashtu dhe call center është i hapur 24 orë për të marrë cdo shqetësim në kohë reale”, tha administratori i OSHEE Group.

Enea Karakaçi: Jemi mbledhur sot këtu bashkë me administratorin e OSSH për planin e masave që kemi marrë për fundvit.

Dua të theksoj së pari 2-3 elementë të rëndësishëm. e kemi mbyllur vitin 2025 me një rezultat shumë të mirë si nga pikëpamja financiare dhe teknike. Kemi vazhduar me uljen e humbjeve me 1 përqind në krahasim me vitin e shkuar dhe parashikojmë që vitin 2025 ta mbyllim brenda targetit të vendosur nga MIE, në nivelin 16.9%. në 2025 kemi arkëtime mjaft të larta rreth 100% dhe falenderojmë gjithë punonjësit për punën e palodhur për ta arritur këtë target,

Ne parashikojmë që në vitin 2025 ta mbyllim vitin me një performancë financiare rreth 70 mln euro fitim, rezultat shumë i mirë për kompaninë dhe kjo do të na ndihmojë që gjatë vitit 2026 të implementojmë disa gjëra që kemi premtuar.

Kemi premtuar indeksim të pagës 6.1 % për punonjësit e OSHEE-së, rritje page për elektricistët e terrenit dhe inxhinierët elektrikë të cilat do të fillojnë të implentohen nga janari 2026. Këto rezultate kanë ardhur si rezultat I secilit nga ju pjesëmarrës në mbledhje dhe stafit tuaj.

Për tu rikthyer tek plani i masave, ne jemi në periudhë festive, ku prej datës 20 dhjetor gatishmëria jonë është rritur dhe kemi hartuar një plan specific për këto ditë. Kemi konstatuar rritje konsumi të jashtëzakonshëm. Vetëm ditën e djeshme kemi kaluar rreth 22.9 mln kilovatorë dhe është dita më e ngarkuar e vitit dhe patjetër që ngarkesa do të rritet.

Me uljen e temperaturave është rritur konsumi, nuk kemi patur problematika të theksuara përsa I përket rrjetit dhe mungesës së furnizimit. Patjetër që qëllimi ynë është që në këto shqetësimi më i vogël i qytetarëve në këto ditë festive është mungesa e energjisë elektrike.

Me planin e masave që ne kemi vënë në punë, mendoj se do ja dalim të jemi të suksesshëm në gjithë Shqipërinë. Janë rreth 1600 punonjës të terrenit që janë 24 orë në punë të ndarë në grupe të cilët kanë në dispozicion bazën materiale. Po ashtu dhe call center është I hapur 24 orë për të marrë cdo shqetësim në kohë reale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb