TIRANE

Ndërsa plani i menaxhimit të burgut kamp të Spaçit ku vuajtën dënimet qindra të burgosur politikë në diktaturë, është në fazën e konsultimeve publike, aktorë të fushës së kujtesës në vend e kanë përshëndetur nisjen më në fund të rrugës së restaurimit dhe muzealizimit të tij, por duke kërkuar përfshirjen në konsultime të grupeve të interesit.

Muzealizimi i Spaçit ka qenë një ndër pikat e peticionit për dekomustizim organizuar nga pedagogia Jonila Godole që prej vitesh mban “Ditët e kujtesës”

“Prej kohësh duhej të ishte kthyer në muze por në konsultim me grupet e interesit duke filluar nga të burgosurit poilitik që janë gjallë e kanë qenë në Spaç. Gjëja më problematike që unë shoh është mënyra se si lihen jashtë konsultimeve organizatat dhe institucionet që janë marrë me kampin e Spaçit duke e kthyer atë në qendër të debateve publike në 10- vitet e fundit dhe përshtypja ime është që organizata joqeveritare të qeverisë zgjidhen për të çuar deri në fund agjendat që qeveria ka”, u shpreh Godole.

Plani i menaxhimit me fondacion të Spaçit, parashikon rikrijimin e një prej qelive, rikuperimin e shtigjeve te minierës dhe ndërtimin e një muzeu në qytezën e Repsit, por vendndodhja e muzeut pritet me rezerva.

“Unë shoh një strategji për të ndërtuar një muze jo në një vend të vuajtjes, por në një vend të një vepre socialiste. Nëse ne vërtetë duam t’i bëjmë një shërbim kujtesës sonë kolektive dhe nëse ka një vullnet për të ngritur një muze në një vend të vuajtjes, Spaçi është vendi i duhur, sepse bashkon reperesion in dhe qëndresën, sepse aty per herë të parë kemi pasur revoltën e Spaçit”, tha Godole.

Me 9 ndërtesa ekzistuese, Kampi burg i Spaçit, ka pritur qindra të burgosur poilitikë që kanë bërë punë të detyruar në minierë e disa prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa eshtrat nuk ju janë gjetur kurrë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb