Kreu i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, në një dalje publike, foli në lidhje me objektivat që institucioni që ai drejton ka për katër vitet e ardhshme. Lame tha se sipas tij, plani i PD për kadastrat është një gënjeshtër e madhe, pasi nuk mund t’i marrësh tokën personave që e kanë zënë, për t’ia kthyer pronarëve.

Po ashtu, ai tha se objektivi i kadastrës për 4 vitet e ardhshme, është për të lëshuar sa më shumë certifikata regjistrimi në fshatra.

“Ku do gjendet kjo tokë që u premtohet pronarëve që do bëhet kthim fizik të pronave. Është gënjeshtra më e madhe që i thuhet ish-pronarëve nga PD. Praktikisht po u thuhet qytetarëve që po presin ende legalizimin, do u ndërpritet legalizimi për kthimin tek pronarët. Kamëz, Bathore, Paskuqan ka shumë ndërtesa të zëna nga ndërtime pa leje, nuk i thua dot nuk e legalizojmë. Ligji 20/20 bëri pikërisht këtë gjë, për regjistrimin e tokës në fshat është mbyllur në tre institucione të vetme, kanë qenë dikur 20 institucione të ndryshme, sot janë në 8-ë. Premtohet kompensimi i pronave që do u merret oligarkëve. Përveçse është Robinudiane, nuk besohet se Luli do i marri pronat oligarkëve. Kjo është plani i PD, që s’thotë asgjë të re, thotë teorikisht do të vijojmë me të njëjtën rrugë dhe e dyta do heqim ligjin. Kjo nuk ndodh, edhe sikur të ndodhë ndonjë luftë e tretë botërore me fitoren e tyre, nuk ka rrugë për të zgjidhur problematikën. Kadastra në katër viteve në vijim ka katër sfida kryesore. Duke qenë se legalizimet nuk janë më sfida. E para është regjistrimi i tokës në fshat, në këtë pikë do të thoja diçka. 2020-ta u mbyll me shumë certifikata toke të lëshuara në fshat, sapo kishte hyrë ligji i ri por megjithatë u dhanë 18.700 certifikata. Në 2018-ën janë dhënë vetëm 8 mijë. Ky gjak që u derdh në të gjithë Shqipërinë, për sa ishte jo gjigante në raport me nevojat prodhoi një efekt të kundërt. Kadastra përmbytet në ankesat që vijnë nga fshati. Po ndodh ajo që ka ndodhur me legalizimet. Në momentin që filluam në mënyrë masive të bënim”, tha Lame.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb