BRUKSEL- Belgjika bërthamore ishte qëllimi i terroristëve të shtetit Islamik, të cilët më 22 mars organizuan disa atentate në aeroport dhe metro të Brukselit, duke shkaktuar kështu vdekjen e 31 viktimave si dhe plagosjen e 300 të tjerëve.

Pas hetimeve intensive nga ana e autoriteteve belge, janë zbardhur detaje të reja në lidhjet me sulmet, ndërsa pohohet edhe njëherë se terroristët ishin në kërkim të materialeve radioaktive për bombat që do përgatisnin. Mësohet se ata kishin plane për krijimin e një bombe me materiale radioaktive nga centrali bërthamor, i cili ndodhet në kufi Belgjikë-Gjermani-Francë-Holandë-Luksemburg.

Sipas informacioneve që disponon prokuroria belge, bëhet e ditur se terroristët kishin hartuar një plan për rrëmbimin e menaxherit të centralit bërthamor, e më pas do ta detyronin këtë të fundit që t’i siguronte hyrjen. Sakaq, në lidhje me këtë ngjarje po hetohen 11 punëtorë të centralit të energjisë.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: