“Është bërë përparim në zbatimin e planit për Rripin e Gazës të paraqitur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump”, kështu deklaroi i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff.

Ai u shpreh se faza e parë e bisedimeve ka ecur përpara që përfshin, zgjerimin e ndihmës humanitare, kthimin e pengjeve, tërheqjen e forcave nga disa zona si edhe zvogëlimin e armiqësive.

Kjo deklaratë e Witkoff, erdhi një ditë pas bisedimeve me përfaqësuesit e Egjiptit, Katarit dhe Turqisë. Konsultimet do të vazhdojnë në javët në vijim për të ecur përpara me zbatimin e fazës së dytë, vazhdoi ai.

Faza e dytë parashikon çarmatimin e Hamasit, diçka që lëvizja palestineze nuk po e diskuton, tërheqjen progresive të forcave të armatosura izraelite nga e gjithë enklava palestineze, krijimin e një autoriteti kalimtar dhe vendosjen e një force ndërkombëtare stabilizimi.

Izraeli thotë se është ende duke pritur kthimin e pengjeve të fundit të mbetura në Rripin e Gazës përpara se të bjerë dakord të fillojë zyrtarisht bisedimet për fazën e dytë të planit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb