Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente të shtunën pas vendimit të Izraelit për të “marrë kontrollin e Qytetit të Gazës”, një veprim që është dënuar gjerësisht në arenën ndërkombëtare.

Sipas informacioneve të siguruara nga disa burimet, seanca urgjente është kërkuar nga misionet e përhershme të Mbretërisë së Bashkuar, Danimarkës, Francës, Greqisë dhe Sllovenisë.

Burime diplomatike thanë se mbledhja është mbështetur nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit, me përjashtim të Panamasë e cila mban aktualisht presidencën e radhës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky zhvillim vjen pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi sot planin për të pushtuar plotësisht Qytetin e Gazës.

Izraeli tashmë po përballet me zemërim të shtuar ndërkombëtar për shkak të gjenocidit të kryer në Gaza, ku që nga tetori i vitit 2023 janë vrarë mbi 61.000 persona.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb