Vendosja e barrierave mbrojtëse nga ARRSH në rrugën Fllakë-Xhafzotaj pa ndërtuar një rrugë të re, ka ngritur në protestë bizneset dhe banorët e zonës. Banorët thonë se vendosja e tyre në këtë segment duke bllokuar çdo rrugë dytësore me segmentin qendror izolon të gjithë komunitetin e biznesit dhe banoreve.

Bizneset thonë se duke vendosur barrierat nuk i kanë lënë asnjë mundësi kalimi për të ushtruar aktivitetin.
Banorët deklarojnë se izolimi i tyre nis me pezullimin e vajtjes së fëmijëve në shkollë, në spital e në çdo aktivitet të jetës së përditshme. Ata pohojnë se askush nuk i ka pyetur në lidhje me këtë vendimmarrje, ndërsa banoret deklarojnë përshkallëzim të protestës.

“Nëse bëhet kjo rrugë, na bllokohet kalimi. Çojmë fëmijët në shkollë, kemi punën. I bie që të shkojmë në shtëpi me helikopter.”, tha një prej protestuesve për gazetaren Klodjana Haxhiaj. Protesta e banorëve u monitorua nga policia e shtetit dhe nuk pati konflikt me firmën që zhvillon punimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: