Presidenti amerikan Donald Trump ka folur ditën e sotme në Virxhinia, nga ku është ndalur edhe tek tema e Gazës dhe plani i tij për paqen.
“Dje në Shtëpinë e Bardhë paraqitëm një plan për paqen në Gaza. E shpallëm dhe do të krijojmë diçka… të quajtur ‘Bordi i Paqes’. Do të mbretërojë mbi territorin dhe ne do ta arrijmë këtë. Më pyetën nëse do të isha kryetar i bordit, nuk e besoja këtë… por unë thashë po dhe për shkak të kësaj, çdo udhëheqës, të gjithë duan të jenë në ‘Bordin e Paqes'”, tha ai.
Trump theksoi se kjo “qeveria kalimtare” do t’i shpëtojë gjeneralët nga konflikte të tjera.
Kjo pjesë e propozimit të tij ka ngritur pyetje serioze mbi të ardhmen e Autoritetit Palestinez, vetëm disa ditë pasi disa vende njohën zyrtarisht shtetin palestinez.
