Një bandë e mirëorganizuar shqiptare është goditur nga policia greke pas zbulimit të plantacioneve me hashash.

Sipas mediave greke organizata kriminale shqiptare kultivonte kanabisin dhe e tregtonte në sheshet e Athinës. Një rast që oficerët e Zyrës së Çështjeve të Përgjithshme të Selanikut filluan ta hetojnë gjashtë muaj më parë për të përfunduar dje, me operacione paralele në Porto Germenos dhe Markopoulos për të lokalizuar plantacionin sekret dhe për të vënë në pranga kartelin.

U gjetën gjithsej 2100 bimë kanabisi, një automatik Uzi, dy pistoleta, njëra prej të cilave Glock dhe një automjet “Yaris” që ishte vjedhur nga një kompani me qira dhe me targa false.

Hetimet e oficerëve me përvojë të Zyrës së Punëve të Përgjithshme të Selanikut, një agjenci me informacione të mira nga “sheshet e jashtëligjshme” që vepron në të gjithë Greqinë, vazhdojnë për gjetjen dhe kapjen e anëtarëve të tjerë të këtij grupi.

Kur pak muaj më parë në zyrat e Shërbimit të Çështjeve të Përgjithshme të Selanikut mbërriti një informacion, i cili tregonte për një grup të fuqishëm që kultivonte dhe hidhte kanabis në sheshet e Athinës dhe gjykohej si e rëndë, oficerët nisën menjëherë në punë. Nga hetimi mësohet se pas rrjetit ndodheshin shqiptarë, gjashtë persona të moshës 35-40 vjeç të cilët janë të njohur të vjetër për autoritetet pasi në të kaluarën sipas informacioneve ishin arrestuar për raste droge dhe armësh.

Kur u panë, u bënë hija e tyre dhe ajo që mbeti ishte gjetja e plantacionit. Siç doli nga hetimi, karteli kishte “thyer” biznesin e kultivimit në dy pjesë. Në fazën e parë, ai kishte marrë me qira një vilë në Markopoulos, në të cilën sipas informacioneve të protothema.gr kishte vazo me kanabis që kultivonin bimët deri sa ato rriteshin. Më pas e kanë transportuar kanabisin në plantacionin e fshehtë në Kriemadi, në Porto Germeno.

Tregues i masave të sigurisë të marra nga karteli shqiptar ishte se plantacioni i fshehtë ishte i lidhur me kamera në mënyrë që anëtarët ta mbikëqyrnin 24 orë në ditë, ndërsa aty ishte edhe një tendë ku një roje shqiptare e armatosur me automatik jetonte. Rrjeti ishte kujdesur për ujitjen e plantacionit për të marrë ujë nga një shtëpi që kishte marrë me qira në zonë. Dhe kjo është konstatuar sipas informacioneve nga policët me përvojë të Zyrës së Punëve të Përgjithshme të Selanikut duke ndjekur gjurmët nga gomat e makinës. Gjurmët që nisnin nga plantacioni dhe të çonin në vendbanimin e caktuar. Hetimet e policisë vazhdojnë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb