Devolli eliminon Labërinë nga penalltitë dhe tashmë ka shansin për t’u rikthyer në Kategorinë e Parë me një finale kundër Turbinës (axhenda ende e papërcaktuar).

Ndeshja e zhvilluar dje në stadiumin e Librazhdit ka qenë shumë e fortë edhe për përcaktimin e fituesit nuk mjaftuan 120 minuta lojë.

  • foto galeri

Në fund nuk kanë munguar as përplasjet mes tifozërive dhe lojtarëve në fushë. Në pjesën e parë Labëria ishte më pranë golit, duke rrezikuar disa herë me Seferajn, Dalanajn, Miranin dhe Rapon.

Skuadra labe shpërdoron jo pak, ndërsa Devolli është më kërkues në pjesën e dytë. Seferaj për Labërinë dhe Gonzales për Devollin kanë shansin të shënojnë, por portierët tregohen të saktë.

Edhe Mirani humbet një rast të artë, ndërsa pavarësisht zëvendësimeve në të dyja skuadrat, 90 minutat nuk sjellin gola.

Ndeshja shkon në shtesë dhe aty nisin përplasjet mes tifozëve devollinj dhe lojtarëve të Labërisë.

Në fushë hidhen sende të forta dhe gjyqtari ndërpret për disa minuta takimin.

Loja tensionohet edhe më shumë kur Ivani për Devollin bën një ndërhyrje horror ndaj Gjonit dhe gjyqtari e ndëshkon me të kuq.

Përfundimisht as 30 minutat shtesë nuk sjellin fitues dhe gjithçka shkon me penallti. Labëria e nis me golin e Harunit nga 11-metërshat, por më pas Kreshpa, Rapo dhe Gjoni gabojnë.

Devolli ia del pas goditjeve të sakta të Peresit, Ametlliut, Gonzalesit dhe Nallbatit. Festa te Devolli është e ligjshme, ndërsa te Labëria ka sërish përplasje të lojtarëve me tifozët, teksa nuk mungojnë gurët në fushë/ PANORAMASPORT.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb