*Ledion Liço i përgjigjet Noizy-t!
Spektakli Top Awards, i mbajtur në Pallatin e Kongreseve mesa duket është kthyer në një lume akuzash e ofendimesh mes prezantuesit Ledion Liço dhe reperit Noizy. Gjithçka ka nisur kur pak përpara mbrëmjes finale Noizy ka anuluar pjesëmarrjen për të udhëtuar në Dubai. Gjatë hapjes Ledion Liço përshëndeti të ftuarit dhe në një moment u ndal tek Noizy, ku ndër të tjera tha: Noizy do të duhej të ishte këtu, por ai erdhi në prova me makinën e tij ‘Ferrari’. Kështu është kur shet mend me ‘Ferrarin’ e shokut’.
Mesa duket Noizyt nuk i pëlqeu aspak ky thumbim dhe ke reaguar disa orë më vonë në Instagram: ‘Mbreti i xhunglës ecën vetë! Fuck your Awards Ledion Liço! Shko bjeri b***ës por bjeri haptas! Mos mbaj të dashur sa për most ë të dalë name. Kollovar që jeton me lekët e të dashurës bitch boy (mashkull k**vë). Ty s’ta bleu mami, as babi, ta bleu e dashura’- ka shkruar Noizy.
Duke qenë se Ledioni ishte gjithë kohës i angazhuar në moderimin e eventit, nuk pati një reagim nga ana e tij ndaj ofendimeve të reperit, ndaj për të marrë vesh se çfarë mendonte Ledioni për këtë situatë, Blitz.al arriti t’i marrë atij një prononcim pak minuta pas mbylljes së ceremonisë së ndarjes së çmimeve.
I pyetur nga ne se çfarë komenti ka për postimin e Noizy-t që po qarkullonte kudo nëpër rrjete sociale, Liço u përgjigj: “Nuk kam asnjë koment për këtë. Njerëzit janë të lirë në faqet e tyre në Instagram apo Facebook…”. Ndërkohë, pyetjes së Blitz.al se pse mund të ketë reaguar Noizy në këtë mënyrë, Ledioni iu përgjigj: “Varet se si është ndierë në atë moment, por unë nuk kam asnjë marrëdhënie personale me artistët, i dua dhe i pëlqej si profesionistë për atë që bëjnë…”.
(d.d/BalkanWeb)
