Partizani duket se po kalon momente tensioni. Kjo është reflektuar në stërvitjen e sotme. Një debat është zhvilluar mes mesfushorit Telushi dhe trajnerit Dalipi. Vlonjati kur duket se nuk e ka parë veten të përfshirë në formacion për ndeshjen e nesërme ka debatuar ashpër me trajnerin e tij.

Debati mbërriti kulmin pas pak minutave diskutim dhe për pak sa nuk precipitoi në përplasje fizike, por ndërhynë lojtarët dhe i ndanë. Pas kësaj Telushi mori këpucët në dorë dhe u largua. Nuk dihet tashmë fati i mesfushorit, klubi pritet të marr masa për këto veprime. “Panorama Sport” e pranishme në stërvitjen e të kuqëve ndoqi gjithë debatin nga afër./PanoramaSport- http://www.panorama.com.al/sport/ekskluzive-plas-te-partizani-telushi-debat-me-dalipin-dhe-le-stervitjen-foto/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: