Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti në lagjen “Grumbullimi” në Fushë-Krujë.

Sipas informacioneve paraprake, një debat mes të rinjve ka degraduar në përdorimin e një mjeti prerës, duke lënë të plagosur shtetasin me iniciale M.K., banor i kësaj zone.

22-vjeçari ka marrë plagë nga goditjet me thikë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: