Më 21 nëntor Anglia përballet me Iranin, në testin e tyre të parë në Botëror. Gazetarët britanik kanë vendosur jo pak në siklet trajnerin e përfaqësueses iraniane, Carlos Queiroz duke e pyetur në lidhe me protestat që po zhvillohet në Iran, çfarë mendimi kishte, por përgjigjja e teknikut portugez ishte disi e papritur:

“Sa më paguan që ti përgjigjem kësaj pyetje? iu kthye trajneri i Iranit gazetarit të ‘Telegraph’. Queiroz theksoi ndër të tjera se Irani ndjek të gjithë rregullat e FIFA duke marrë si shembull faktin që ka grumbulluar në përfaqësuese Azmoun, një lojtar që ka dalë hapur pro protestave.

Nga ana tjetër një temë më vetë janë edhe të drejtat e komunitetit LGTQI, ku simbolet e tyre dhe çdo sjellje tjetër është e ndalur në Katar. Franca i është bindur këtij rregulli teksa kapiteni Hugo Loris nuk do të mbaj në krahë shiritin shumëngjyrësh. Ndryshe e sheh përfaqësuesja e USA-s që do të mbajnë në krahë shiritin, duke dalë edhe një herë kundër rregullave që kërkon të imponoj vendi organizator.
(BalkanWeb)
