TIRANE– Gjatë fjalës së tij në ambientet e Kryeministrisë për platformën e bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama tha se janë 10.000 adresime të qytetarëve në Platformën e Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al.

Sipas kryeministrit qëllimi i platformës është i dyfishtë, pasi përveç zgjidhjes së problemeve të qytetarëve, identifikohen edhe punonjësit që janë mbartës të problemeve për shkak të neglizhencës së tyre. Ai tha se janë 150 punonjës të ndëshkuar pas ankesave të qytetarëve.

“Çdokush që mendon të gjejë një mik, ka mik qeverinë. Qëllimi platformës është i dyfishtë që jo vetëm zgjidhim problemet, por edhe identifikojmë dhe të gjejmë bartësit e problemave. Janë 150 punonjës të administratës që janë ndëshkuar pas ankesave të qytetarëve. Ne sot kemi 10 mijë adresime në platformën e bashkëqeverisjes. Çdo punonjës që është në detyrë është edhe i vëzhguar nga çdo qytetar që ka probleme dhe kërkon zgjidhjen e problemit. Rritja e besimit sjell rezultate pozitive”- tha Rama.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: