Analisti Andi Bushati ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, ku foli për platformën e quajtur “anti-mafia” të ndërmarrë nga Partia Demokratike.

Ai e sheh me skepticizëm këtë nismë dhe thotë se shpreson që të mos jetë thjesht retorikë politike.

Platforma anti-mafia apo anti-biznes?

“Sa herë tentohet të preket biznesi, gjithmonë ka një tentativë që kujdes se biznesi nuk preket. Është një lloj rezistence që bëhet për të mbrojtur biznesin, se pa të nuk funksionon shoqëria. Por është hipokrizi. Nuk e di sa serioizisht e ka PD këtë betejë, por nëse po kjo është një betejë për të mbrojtur biznesin e brendshëm. Se këtu po funksionojmë me një mjedis biznesi pa rregulla. Por të godasësh emrat që kanë lidhje me Ramën, do të thotë të kërkosh drejtësi. Ashtu si e artikulon PD kurrë nuk mund të akuzohet se po sulmon biznesin, por duhet përgëzuar se po mbron biznesin e ndershëm që bëhet me konkurrencë të ndershme.

Këtu çalon heqja e konkurrencës. U detyrua dhe BE të thotë që keni kaluar çdo masë, kthejuni garës së lirë dhe konkurrencës”.

A mundet një parti praktikisht të godasë oligarkët?

“Në sistemin që kemi është e vështirë. Reagimi i parë i njerëzve të Ramës, është që Luli e ka këtë fasadë, se po të njëjtën oligarkë financojnë bizneset e familjes së tij dhe që mbajnë Partinë Demokratike.

Ose PD do vazhdojë të mbetet parti e sistemit e do punojë me të njëjtët oligarkë, pra do i bindet sistemit, ose në të kundërt do e kapërcejë me të dy këmbët”.

A ju bind platforma e PD?

“Në fakt jam skeptik. Kemi parë Berishën të mbajë të njëjtin lloj diskuri, i mbani fjalimet e tij kundër Taçit, që më pas u bë biznesmeni kryesor i kohës së tij. Pastaj erdhi Edi Rama që kundërshtoi sistemin, dhe tani po bën atë që kritikoi vetë. O është thjeshtë mjet për të bërë opozitës, ose e ka me të vërtetë. PD ka dy kundërshtarë, Ramën dhe skepticizmin e akumuluar prej vitesh. Sforco e saj është e dyfishtë, duhet të shkojë në atë pikë që të tregojë se nuk ka më kthim mbrapa. Shpresoj mos të jetë vetëm retorikë opozitare”.

Koalicioni i madh opozitar?

“A mundet kjo mazhorancë me numra? Problemi që ka PD sot është do bëhet një parti e sistemit duke rrezikuar të kthehet në një parti fasadë? Se sot është një parti fasadë, merrni ligjin për teatrin. Partia do i drejtohej Gjykatës Kushtetuese, po këtu as gjykatë nuk ka”.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: