MAQEDONI- Partitë shqiptare në Maqedoni (BDI, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët) të shtunën u deklaruan në lidhje me një platformë të përbashkët për më shumë të drejta për shqiptarët e Maqedonisë, dhe për këtë pati reagime të zjarrta të qytetarëve, subjekteve dhe organizatave maqedonase.
Nëpër rrjetet sociale janë shpërndarë fotografi ironizuese për zyrtarë të BDI-së që shihen së bashku me zyrtarë të OBRM-PDUKM-së.
Platformën e partive shqiptare e kritikoi Partia Demokratike Shqiptare në Maqedoni.
(el.sp/BalkanWeb)