Trajneri i Kosovës, Franko Foda, doli sot në konferencën për shtyp në prag të duelit ndaj Sllovakisë që do të zhvillohet të enjten e 26 marsit, teksa ndër të tjera u pyet edhe për vendimin e mbrojtësit Bujar Pllana, për t’iu bashkuar Shqipërisë.
Ky i fundit në të kalurën kishte qenë pjesë e përfaqësueses U-21 të Kosovës, ndërkohë që në lidhje me vendimin e Pllanës për të veshur fanellën kuqezi, Foda deklaroi:
“Bujar Pllana? E kemi ndjekur edhe live në ndeshjet e tij dhe sigurisht kemi vendosur për një grup tjetër lojtarësh. Secili ka kontribuar që të arrijmë këtu ku jemi dhe secili është i rëndësishëm për pozicionin e tij.
Për lojtarin në fjalë, pra Bujar Pllanën, nëse ai ka vendosur për Shqipërinë atëherë është vendim i tij, gjithnjë e kam thënë se kur luajnë për Kosovën të luajnë me zemër këtu”, deklaroi ai.
