Partizani po pret emërimin e trajnerit të ri. Sido të shkojë situata në stol, të kuqtë e kanë të qartë që kanë nevojë për përforcime. Kështu, më konkretisht klubi pret të afrojë lojtarë në dy repartee, mesfushë dhe sulm.

Te Partizani nuk kërkojnë vetëm një mesfushor, por dy. Kështu edhe skuadra do të jetë e kompletuar, pasi nga largimi i Arinaldo Rrapajt nuk ka gjetur qetësi. Mund të thuhet se mesfusha është reparti i vetëm që nuk shfaq aktualisht garanci.

Emrat që do të afrohen duhet të bëjnë diferencën, pasi Partizani nuk po kërkon për lojtarë stoli. Ndërkohë pas dëmtimit që pësoi Keko dhe me largimin e Zekës, situata ka ndryshuar edhe në repartin e sulmit. Kështu Partizani do të përforcohet me të paktën një sulmues deri në fundin e merkatos. Dhe duhet të jetë lojtar që luan në krahët e sulmit. Deri tani janë katër afrime dhe më tepër largime. Partizani tregoi me grupin aktual në Europë se nuk ka ndryshuar shumë nga fundi i kampionatit të kaluar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb