Cristiano Ronaldo ka vendosur të ribashkohet me Al Nassr, duke i dhënë fund bojkotit të tij që e mbajti jashtë fushave për  dy ndeshjeve të kampionatit arab. Ylli portugez kishte refuzuar të luante pas tensioneve me Fondin e Investimeve Publike dhe përfshirjen e tij në marrëveshjet e transferimeve të klubit.

Ronaldo do të kthehet në fushë më 14 shkurt kundër Al Fateh, pasi kërkesat e tij u përmbushën.  Të gjitha pagat e vonuara janë paguar dhe autonomia e menaxhimit të klubit është rivendosur, me Simão Coutinho dhe José Semedo të rikthyer në rolet e tyre përkatëse.

Këtë sezon, Ronaldo ka luajtur tashmë 22 ndeshje, duke shënuar 18 gola dhe duke dhënë 3 asiste. Al Nassr, aktualisht renditet i dyti në kampionat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb