Manchester United ka siguruar shërbimet e Bryan Mbeumo. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Mbeumo ka firmosur një kontratë për 5 vite, me operacionin në total që kap shifrën e 71 milionë eurove.

Sulmuesi vjen nga Brentford, teksa në sezonin e fundit në kampionat, ai realizoi 20 gola dhe dhuroi 7 asiste. Transferimi i tij në Manchester ka qënë dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit të “Djajve të kuq”, Amorim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb