Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi në deklaratë për mediat u shpreh se policia ka hedhur gaz lotsjellës në selinë e Partië Demokratike.

Këlliçi shprehet se policia nuk ka pasur asnjë provokim, për ta bërë këtë veprim. Sipas tij, ky është një sulm ndaj selisë.

Belind Këlliçi: Ka të goditur me plumba goma brenda në selinë e PD-së.  Në selinë e PD-së janë vetëm të rinjtë dhe zyrtarët e PD-së. Ne kemi 14 vite që jemi në protestë. Është tension i panevojshëm. Autoritetet të vijnë dhe të ballafaqohen për të vërtetën. Pretendimet i bën Skënder Hita, që ka vila si Belinda Balluku.

Enno Bozdo: Ja dhe në pamje, në oborrin e PD nuk ka njeri dhe policia hedh bomba gazi lotsjellës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: