Në seancën gjyqësore të çështjes “Plumbi i Artë”, avokatëve iu dha mundësia të intervistojnë dëshmitarin Nuredin Dumani lidhur me disa ngjarje të ndryshme kriminale që lidhen me dosjen.
Gjatë zhvillimit të procesit, gjykata për një periudhë kohore e vijoi procesin me dyer të mbyllura, pas kërkesës nga Prokuroria, e cila argumentoi nevojën për ruajtjen e sekretit hetimor dhe mbrojtjen e interesave të procesit.
Megjithatë, tashmë disa javë më vonë, gjykata vendosi që të hapë dyert për mediat, duke lejuar praninë e gazetarëve për të ndjekur zhvillimet e mëtejshme të gjykatës.
Avokati Sokol Hazizaj: Në cilat qytete keni jetuar?
Dumani: Jam shpërngulur nga Dibra drejt Rrogozhinës, kam shkuar në Durrës, kam lëvizur vetë herë pas here. Në 2020 kam marrë apartament në Elbasan përballë parkut.
Avokati: A njiheni me rrugët?
Dumani: Varet, ca rrugë deri diku i njoh
Avokati: Gentian Sharrën nga e njihni?
Dumani: E njoh nga Talo Çela në vitin 2010
Avokati: Në çfarë rrethanash
Dumani: Kishte një lokal në Bradashesh në rrugën e vjetër. Aty kishte një servis.
