40-vjeçari Muçi Shaljani, i plagosur në atentatin ku u ekzekutua Gilmando Dani, është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi mësohet se ka marrë plumb në kokë.
Sipas burimeve të policisë, Shaljani po shoqëronte Gilmando Danin dhe ndodhej në zonën e Rinasit, kur u qëllua nga persona të panjohur, ndërsa ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Hetimet kanë nisur menjëherë, ndërsa autorët kryesorë dyshohet se lëviznin me një “Toyota” me targa greke.
