BOLZANO

Karabinierët kanë arrestuar dy shqiptarë 26 dhe 27 vjeç, të akuzuar për një seri të gjatë vjedhjesh dhe tentativash vjedhje në apartamente të ndodhura javët e fundit në Tirolin e Jugut.

Të dy u identifikuan në një hotel në Verona, ndërsa ishin gati të linin territorin italian për t’u kthyer në Shqipëri.

Si udhëtarë, pothuajse çdo ditë, ata niseshin nga Verona për të arritur në Alto Adige, ku në mënyrë sistematike filluan të grabisnin apartamente dhe shtëpi, duke u ngjitur mbi ballkone, në ulluqe dhe tuba, duke hyrë më pas në banesa për të vjedhur.

Janë gjithsej 19 vjedhje të kryera dhe 14 vjedhje në tentativë në zonat e Bolzanso, Laives, Bronzolos, Ora, Caldaro, Appiano, Lana dhe Merano. Gjatë kontrollit, të kryer së bashku me karabinierët e Veronës, janë sekuestruar dhjetëra objekte – orë, bizhuteri, rroba, tableta, mjete për vjedhje – dhe miliona para në gjashtë valuta të ndryshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb