TIRANE

Mjeku Gastro-Hepatolog Ilirjan Draçi është infektuar me COVID-19 dhe ndodhet i shtruar në spital. Mbrëmjen e djeshme ai ka publikuar një foto nga spitali, ku po kurohet dhe bën thirrje për të treguar kujdes pasi një gabim i vogël mund t’iu marr jetën.

Draçi është njëherësh dhe drejtues i Qendrës Shëndetësore nr.1 në Tiranë. Në foton e publikuar në rrjetet sociale ai shfaqet me maskën e oksigjenit, por në gjendje të stabilizuar.

“Vazhdon beteja tepër e vështirë me virusin. Të gjithë kolegë, infsanitare, miq dhe shokë, po bëjnë gjithçka për të më shpëtuar jetën. Mbani maska, ruani distancen, lani duart. Një gabim i vogël, ju kushton jetën. Beteja vazhdon…”, shkruan mjeku.

  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb