Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama, të cilat, sipas tyre, cenojnë figurën dhe pavarësinë e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Në një deklaratë zyrtare, KLGJ e cilëson çdo përpjekje për të ndikuar te drejtësia si një kërcënim të drejtpërdrejtë për pavarësinë e sistemit gjyqësor, demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Në lidhej me këtë ka folur sot kreu i qeverisë Rama, ku tha se nuk ka bërë presion, vetëm ka kërkua standarde demorkatike.

“KLGJ ka një numër punonjësish të rritur dhe mirë bëjnë që flasin për trysni, por çfarë thash unë? Për paraburgimin e ka thënë Këshilli i Europës: Regjistrimet audio vizuale të intervistave me personat që pyeten përbëjnë një mbrojtje të rëndësishme kundër keqtrajtimit dhe intimidimin dhe në princip duhet të mbulojnë të gjitha fazat e pyetjes, inkurajojmë Shqipërinë të shtrijmë regjistrimin në të gjithë personat.
1.2 miliardë të alokuara, ç’të bëjmë të pranojmë që akoma të merren dëshmi me orë të tëra dhe në fund të të japin 5 fletë e të të thonë merri firmosi?”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb