Zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për masat e reja kufizuese që mund të hyjnë në fuqi për Shqipërinë.

Tomini ka deklaruar se nëse nuk zbatohet protokolli do të ndërveprohet me gjoba  ndaj kujtdo, por kjo është pika e fundit drejt kufizimeve.

Sipas saj po diskutohet për ndryshim dhe kufizim të orës policore, teksa në lojë janë variante të ndryshme.

 

EUGENA TOMINI: COVID-19 është më shumë se kurrë, me këtë pozitivitet. Edhe Komiteti bëri thirrje për sensibilizim, për zbatim rigoroz të masave. Janë masa të vogla që duhen respektuar.

PYETJA: Po diskutohet rimbyllja e Shqipërisë?

EUGENA TOMINI: Sigurisht që masat, nëse ka qenë një lloj sensibilizimi edhe për maskën, edhe për protokollet e sigurisë, ka qenë marrëveëshje ndërgjegjësimi mes strukturave dhe institucioneve monitoriuese. Nëse nuk do shihet ky zbatim i protokollit, do të ndërveprohet me gjoba administrative ndaj tyre. Nëse nuk do të kenë efekt, është pika e fundit drejt kufizimeve.

PYETJA: Mund të shkohet tek ndryshimi i orës policore?

EUGENA TOMINI:  Mund të kemi kufizim të orës policore, me variante të ndryshme. Përgjigjia shëndetësore është në situatë alerti. Pra për t’i shërbyer çdo qytetari që ka nevojë. Peshojnë të dyja krahët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb