TIRANA

Kreu i PD, Lulizim Basha ka postuar sërish një video nga takimet me pronarët e bizneseve të vogla në Tiranë të cilët iu shprehën se nuk kanë asnjë fitim në këtë periudhë,

Ata thonë se po falimentojnë ndërkohë që disa prej tyre pohojnë se nuk kanë marrë asnjë pagë lufte edhe pse kanë paguar të gjitha detyrimet në shtet.

Bizneset e vogla mezi po mbijetojnë ndërkohë Basha shkruan se kjo gjendje është në gjithë Shqipërinë, me biznese që mbyllen dhe varfëria shtohet.

 

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Kudo në Shqipëri bizneset po mbyllen, papunësia po rritet dhe numri i familjeve në varfëri është shtuar.

Nuk ka xhiro, nuk ka konsum, nuk ka para, sepse kjo qeveri nuk i ka në llogari ata që punojnë me ndershmëri. “Po falimentojmë”, është ajo që dëgjova më shpesh sot nga pronarët e bizneseve të vogla në njësinë 3 në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb