Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka deklaruar se Rusia është duke fshehur faktin që kishte një ofensivë verore në Ukrainë por se kjo ofensivë ka dështuar.

“Megjithatë, unë besoj se duhet të ruajmë qetësinë, se nuk duhet t’u përgjigjemi provokimeve, por duhet të pajisemi, kjo është e sigurt.”

Në fjalën e saj para nisjes së Samititi të BE-së, kur u pyet për reagimin ndaj sulmeve të fundit me drone, Meloni tha se kufijtë e aleancës janë shumë të gjerë, dhe se nuk duhet të harrohen zonat e jugut.

“Dhe sot do të ketë një diskutim shumë të gjerë”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb