Mallra kontrabandë janë sekuestruar sot në pikën kufitare të Muriqanit. Sekuestrimi i mallrave në fjalë, cigare, kafe, detergjente, që dyshohet se janë kontrabandë, janë gjetur në një furgon, ndërkohë pas hekurave ra drejtuesi i tij.

NJOFTIMI I POLICISË
Në vijim të punës intensive të kryer në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në hyrje të vendit, kanë ndaluar për kontrolle në vijë të dytë, furgonin me drejtues shtetasin G. C.

Në këtë automjet është gjetur një shumëllojshmëri produktesh (cigare, kafe, detergjentë) pa deklaratë origjine ose faturë tatimore, produkte të cilat dyshohet se po tentohej të kontrabandoheshin në vendin tonë.
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua shtetasi G. C., 41 vjeç, banues në Fier, si dhe në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan produktet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: