Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj dhe kryetari i Tiranës Erion Veliaj, kanë udhëtuar në Hagë për të vizituar ish krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
të cilët janë në proces gjykimi në Dhomat e Posaçme.
Me anë të një postimi në Twitter, Hoxhaj shtoi se në Hagë po gjykohet lufta e lavdishme e UÇK-së dhe jo individët.
përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se bashkë me Veliajn kanë takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
“Bashkë me kryetarin e Tiranës, mikun tim, Erion Veliajn, vizituam shokët Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Si gjithnjë, të vendosur dhe plot vullnet për ta fituar betejën e Kosovës në Hagë, sepse atje po gjykohet lufta e lavdishme e UÇK-së dhe jo individi. Të pandalshëm e energjikë, do të dalin triumfues të kësaj vazhdimësie të luftës për liri dhe pavarësi të krerëve të UÇK-së”, ka shkruar Hoxhaj ndër tjerash.

(BalkanWeb)