Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme të Bundestagut, Michael Roth, është shprehur se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç po hedh veten në krahët e regjimit të Kinës.

Ai e cilësoi presidentin serb si një zgjatje të Kremlinit dhe Pekinit në Europë përmes një reagimi në rrjetin social “X”.

“Vuçiç në mënyrë cinike hidhet në krahët e regjimit kinez dhe i jep atij një kalim të lirë për një zgjidhje ushtarake të çështjes së Tajvanit. Vuçiç është zgjatje e Kremlinit dhe i Pekinit në Evropë”, shkroi ai.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb