Zbardhen detaje nga arrestimi i shtetasit rus në Shqipëri, i cili akuzohet si përkrahës i luftës rusë në Ukrainë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Aleksandër Bobovnikov është arrestuar në Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim nga shteti rus për veprën penale të mashtrimit.

“Ndalohet në hyrje të Shqipërisë, në PKK Rinas, për t’u ekstraduar në Rusi, një 57-vjeçar rus, i kërkuar nga Interpol Moska, për mashtrim.

Si rezultat i verifikimeve dhe intervistimeve të detajuara që kryhen nga Policia Kufitare e Rinasit, në hyrje dhe në dalje të vendit, për të parandaluar lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, si dhe pas shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, shtetasi rus, i kërkuar ndërkombëtarisht, A. B., 57 vjeç, banues në Izrael.

57-vjeçari akuzohet nga autoritetet ruse, për mashtrim. Vijon bashkëpunimi me homologët, për ekstradimin e shtetasit A. B., në Rusi.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb