Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me prishjen e “Prestige Resort”, teksa ka thënë se kryeministri Rama ka të njëjtën psikologji diktatori me Enver Hoxhën, ndërsa shtoi se nëse do ishte në kushtet e tij mund të ishte edhe më keq.

Sipas tij vendi ndodhet në një pikë ku nuk e di nëse ka ardhur koha të marrë armët sepse po i afrohet regjimit totalitar apo ka ende metoda demokratike, Sipas tij njerëzit nuk ngrihen kundër qeverisjes për shkak se një pjesë është larguar ose janë blerë dhe nuk kanë arsye.

“Enver Hoxha kishte një ligj për sharjen ku të fusnin në burg 3 deri në 10 vjet dhe të internonin familjen. Ka të bëjë me shkallën e së keqes dhe arrogancës e paturpshmërisë. Jemi në të njëjtën psikologji diktatori por në kushte të tjera, se po të ishte në kushtet e Enver Hoxhës ndoshta do ishte edhe më keq. Mbrojtja personale nënkupton marrjen e armëve sipas Kushtetutës amerikane, e jona nuk e ka. Kjo ndodh kur populli ndihet se po i afrohet regjimit. Pyetja është, ku jemi në këtu, a ka ardhur koha të marrin armët apo kemi metoda demokratike?

Tani unë gjykoj që shteti që duhet të na mbrojë e kemi kundërshtar, duhet të ndërrohet pushteti. Në këto situata ku jemi, shqiptarët kanë bërë dikur revolucione, tani punojnë për lek, etj, ndërsa ky i ble njerëzit dhe shkatërron ndonjëherë kështu se e ka qejf sadizmin. Këtu është ngritur një sistem, si do e shkatërrojmë, unë gjykoj që realisht ky do bjerë nga e keqja e vetë. Shqiptarët janë si ato bretkosat në kazan, ky e ka rritur temperaturën avash avash, ka bërë dhe tërheqje. Këtu ose duhet të ndodhë një gjë shumë e madhe, që çdo shqiptari t’i ndodhë si Irfanit. Unë dyshoj se ky është një plan, projekt, rruga më e mirë është të ngrohen masivisht njerëzit, nuk ngrihen se ky i ka blerë e mpirë dhe po ikin. Duhen akte heroike me mosbindje civile që të sjellin ndryshim në botë”, tha Lubonja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: