Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama po i bën presion Gjykatës Kushtetuese për çështjen Balluku.
Ai tha në një dalje për mediat se Rama është i zbuluar dhe se Balluku e ka kërcënuar se do e marrë me vete. Ndërkohë ai dënoi deklaratat e Ramës për gjyqësorin.
“Dënoj me forcën më të madhe presionin e jashtëzakonshëm, të padëgjuar ndonjëherë më parë, që po ushtrohet mbi Gjykatën Kushtetuese. Metodat joligjore që po përdoren për ta diktuar kësaj gjykate vendimin mbi çështjen e Edi Ramës, me të cilin po bllokon luftën kundër korrupsionit për të mbrojtur veten e tij dhe Belinda Ballukun nga vjedhja e 50 milionë eurove për Llogaranë, janë të papranueshme. Sulmet janë të papara. Kërcënimet dhe presioni, metodat më të rënda kriminale, po përdoren nga mëngjesi deri në darkë.
Gjykata, në kundërshtim me çdo gjë, pranoi ta shqyrtojë kërkesën dhe iu dha atyre kohën e nevojshme për të ushtruar format e presionit. Qytetarë, mbetet vetëm fjala juaj për të folur për ne dhe për veten përpara mbarë botës.
Paralajmëroj Edi Ramën se këto qëndrime të tij dhe përpjekja për të mbrojtur veten përmes Gjykatës Kushtetuese do të kenë pasoja mbi të. Populli shqiptar nuk do ta pranojë kurrë një turpërim të tillë. Mashtrimi i tij, duke cituar në disa paragrafë Komisionin e Venecias, mori përgjigjen më të mirë. Tani se përmend më, siç duket ka pasur reagime nga Komisioni. Ai ka hallin e tij, që e ka krijuar vetë. Ai ka urdhër Ballukun, duke e bërë atë bashkëpunëtore në krim. Ai është pa mbrojtje. Ajo i ka thënë; do të marr me vete. E vlerësoj reagimin e Gjykatës së Gjyqtarëve. ”
