Ernest Muçi po kalon momentin më të vështirë që kur u transferua tek Legia. Ulja në stol e teknikut serb, Vukovic, pati një ndikim shumë të madh. Ernest Muçi në sytë e tij nuk shihet si titullar, pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në stol, në tribunë por edhe tek ekipi i dytë.

Pavarësisht këtyre detajeve, Muçi nuk u dorëzua, gjeti momentin dhe në mendësinë e parë që iu dha i lëshojë një sinjal të qartë teknikut serb.

Në sfidën kundër Leczna, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Polonisë, Muçi u hodh në fushë si zëvendësues në minutën e 57-të. Në të 86-ët, ishte pikërisht Muçi ai i cili finalizoi një kundërsulm të shpejtë duke sigluar shifrat në 2-0.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: