TURQI – Aksidenti tragjik që i mori jetën vajzës së biznesmenit të njohur turk, Hüseyin Başaran, Mina Başaran, ka tronditur gjatë ditës së diel jo vetëm mediat turke, por edhe ato ndërkombëtare. Mina Başaran, së bashku me 7 mikeshat e saj të ngushta, udhëtuan tri ditë më parë drejt Dubait për festën e beqarisë. Dasma e Başaran ishte vendosur më 14 prill, por, për fat të keq, fundi i saj ishte tragjik.

-640-0-5aa6ca9960241
Gjatë kthimit për në Turqi, avioni privat me të cilin po udhëtonin 8 mikeshat, si edhe tre anëtarë të ekuipazhit, u rrëzua në Iran. Plot 11 jetë u shuan, por nuk është kjo e vetmja fatkeqësi.
Gjatë gjithë ditës së sotme, mediat turke kanë postuar edhe mesazhet e shumë personazheve të njohur, të cilët kanë lëxuar orët e fundit mesazhe, komente e reagime nga më të ndryshmet për aksidentin fatal që u mori jetën 11 personave shkruan Class.

-640-0-5aa6cb3fdbd65
Shumë prej VIP-ave të njohur në Turqi reaguan në postimet e tyre duke shprehur ngushëllimet për familjarët, por edhe duke e shfaqur hapur revoltën për komentet therëse në këto ditë fatkeqe.

-640-0-5aa6caa65d7b8
Aktorja turke Hande Dogandemir shkruan në postimin e saj: “Kam lexuar shumë komente për rënien e avionit sot dhe jam shokuar nga mungesa e humnizmit, si mund të jemi kaq të pashpirt e mizorë në një situatë të tillë kaq delikate e të dhimbshme? Ku e gjjeni të gjithë këtë urrejtje ndaj njerëzve që nuk i keni takura kurrë njerëz?”
Gazetarja Ömür Gedik shkruan: “Nuk e njihja as Mina Başaran, as mikeshat e saj, as pilotët dhe anëtarët e ekuipazhit, por komentet e shkruara për ta janë të patolerueshme… 11 jetë kanë ikur, ku ka humbur humanizmi?”

-640-0-5aa6cab757f70
Producenti i njohur Cem Yilmaz shkruan: “Është e qartë, pas këtyre shkrimeve në rrjetet sociale… Ne jemi një shoqëri e kalbur, jemi për t’u mëshiruar”
Sipas së përditshmes “Hurriyet”, gjysmëhëna e kuqe turke konfirmoi se mbetjet e avionit dhe trupat e gjetur. Avioni “Bombardier Challenger 604” i përket një firme në pronësi të manjatit turk të biznesit, Huseyin Basaran, babai i nuses së ardhshme. Ai është ish-zv. president i klubit të futbollit Trabzonspor, që luan në elitën e futbollit në Turqi dhe ka biznese në fusha të ndryshme, si atë të energjisë, financës, ndërtimit, ushqimit dhe sektorit të turizmit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: