Ish-kryeministri Sali Berisha sulmon kryeministrin Edi Rama, teksa përmes sarkazmës i jep disa këshilla në këto ditë të vështira të përhapjes së koronavirusit.

Sipas ish-kryeministrit, Rama po mashtron, manipulon dhe falsifikon çdo të të dhënat e statistikat e epidemisë, me qëllim që të shpallet më i miri i rajonit, por edhe Evropës.

Mesazhi i Berishës:

Keshilla jo miqesore per Edvini PPP Masken dhe Ndrikull Hajni Masken dhe ndonje tjeter qe keqshfrytezohet nga ata!
Mashtrues!

Per te thelluar me tej manipulimin, zvogeluar numrin e te infektuarve dhe sheshuar fare kurben dhe per tu vetshpallur vendin kampion me rastet me te pakta me covid 19 ju keshilloj
1 -Vazhdoni te kontrolloni rreptesisht linjen e testimeve siç beni deri sot
2- Mos gaboni qe te deçentralizoni se nuk do ta kontrolloni dot si deri tani
3-kontrolloni dhe testoni si deri me sot individe me kontakte me covid19
4-vecanrisht testoni sa me pak personel mjekesor se midis tyre ka perqindje te larte infeksioni
5- Kontrolloni sa me rrepte 127 qe te shpallin ne distance grip cdo temperature apo edhe kolle.

Miq, keshillat e mia jane nje sarkazme sepse kjo bande e kryesuar nga Edvin PPP Maska dhe ndrikull Hajni Maska nuk ka nevoje per keto keshilla pasi keshtu po vepron, po mashtron manipulon dhe fallsifikon cdo dite te dhenat e statistikat e epidemise me qellim qe te shpallen krejt me te miret e rajonit por dhe Europes! Aferim!! sb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb