Një artizane në Gjirokastër ka gjetur mënyrën e saj për të mbajtur gjallë trashëgiminë popullore. Duke ricikluar copat e vjetra të kostumeve tradicionale, ajo krijon produkte të reja, nga çantat, shajet e deri tek aksesorët e vegjël, gjithmonë duke ruajtur motivet autentike shqiptare.

Çdo fragment stofi që ndoshta do të ishte harruar, në duart e saj merr jetë të re. Për artizanen Lizeta Hatika, kjo është jo vetëm një mënyrë për të mbrojtur mjedisin, por edhe për të promovuar kulturën dhe identitetin shqiptar.

Punimet kanë ngjallur interesin e turistëve vendas e të huaj, të cilët i shohin si suvenire unike që mbartin brenda traditën e zonës. Në një kohë kur trashëgimia shpesh rrezikon të humbasë, nisma të tilla janë një shembull sesi arti popullor mund të përshtatet me kohën dhe të bëhet pjesë e përditshmërisë moderne.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb