Ish-ministri i Jashtëm rus, Andrei Kozyrev, u ka bërë thirrje diplomatëve rusë të japin dorëheqjen në shenjë proteste për luftën në Ukrainë.

“U bëj thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqjen në shenjë proteste”, shkroi ai në Twitter të martën. “Të dashur diplomatë rusë, ju jeni profesionistë dhe jo propagandues të lirë”.

“Kur punoja në Ministrinë e Jashtme, isha krenar për kolegët e mi”, shtoi Kozyrev. “Tani është thjesht e pamundur të mbështetet lufta e përgjakshme vëllavrasëse në Ukrainë.”

Kujtojmë që Kozyrev ishte ministër i Jashtëm nga viti 1991 deri në 1996 nën Presidentin Boris Jelcin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb