Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit në bashkinë e Krujës, teksa ka zbuluar në episod në lidhje me kreun e kësaj bashkie, Artur Bushin.

Berisha tha para mbështetësve të tij se Bushi po hetohej për korrupsion në bashkinë e Krujës dhe se kishte “shqelmuar” hetuesin e tij. Sipas tij kur ai u thirr në SPAK kryeministri Rama ka ndërhyrë me telefon, ndërsa prokurori i përgjithshëm nuk thotë gjë për nëpunësin e tij.

“Artur Bushi shqelmoi hetuesin se po e hetonte për korrupsion në bashki. E thirrën në SPAK dhe në telefon Edi Rama. Ai rrinte i rrahur, vetëm sepse tentoi të hetonte korrupsionin. Këtu sundon mafia. Prokurori i Përgjithshëm nuk thotë një fjalë, nuk guxon. Sa vetë humbën jetën në Thumanë? Ka vend në botë që hesht para gjëmës që ndodhi. Pallatet ishin shpallur të pabanueshme. U lanë aty gjer sa erdhi tërmeti për t’u marrë jetën. Nuk pati asnjë hetim”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb