Është publikuar videoja e arrestimit të Justin Timberlake, duke kapur momentin kur artisti i famshëm i nënshtrohet një testi alkoli nga oficerët e policisë në Neë York City në vitin 2024.
Incidenti ndodhi në qershor të vitit 2024 në Hamptons, kur oficerët e policisë ndaluan Timberlake pasi sipas autoriteteve ai shkeli një shenjë STOP dhe doli nga korsia e tij.
Këngëtari thuhet se po drejtonte një BMË dhe duket se kishte konsumuar alkool. Megjithatë, ai i tha policisë se kishte “pirë vetëm një martini”.
Në pamjet filmike, Timberlake duket se ka vështirësi në kryerjen e testeve, të tilla si ecja në vijë të drejtë dhe qëndrimi në njërën këmbë.
Police video of Justin Timberlake's 2024 drunken driving arrest in the Hamptons released pic.twitter.com/00thqrjrkz
— Eyewitness News (@ABC7NY) March 21, 2026
Në një moment ai dëgjohet duke thënë: “ Këto teste janë vërtet të vështira ”, ndërsa duket mjaft i stresuar.
Kur policia e pyet se çfarë po bën në zonë, ai përgjigjet: “Jam në një turne botëror, jam Justin Timberlake.”
Ndërsa po transportohej për në makinën e patrullës, ai pyet: “Pse po më arrestoni?” , ndërsa në stacionin e policisë duket i befasuar kur e njoftojnë se do të mbetet i ndaluar për natën.
Fillimisht, avokatët e artistit kishin ndërmarrë veprime ligjore për të parandaluar publikimin e videos, duke përmendur shkelje të të dhënave personale dhe ndikim të mundshëm në reputacionin e tij. Megjithatë, ata përfundimisht pranuan që materiali mund të publikohej pasi nuk shkelte legjislacionin përkatës.
Kujtojmë se Justin Timberlake u deklarua fajtor në shtator 2024 për akuzën më të lehtë të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit.
Si pjesë e marrëveshjes së tij për pranimin e fajësisë me autoritetet, ai u gjobit me 500 dollarë, u urdhërua të kryente 25 orë shërbim ndaj komunitetit dhe iu hoq leja e drejtimit për 90 ditë.
