TIRANË
Në mandatin e tretë qeverisës të PS, i zhveshur nga cdo post, deputeti socialist Erion Brace duket se ka zgjedhur të bëjë opozitarin brenda të vetëve.
Në një video të publikuar në facebook, Brace reagon ashpër kundër qeverisë, ndërsa i kërkon t’u përgjigjet eksportuesve, nisur nga biseda me një prej tyre.
Në fokus të kritikave të tij, Braçe i referohet në këtë video, trajtimit jo të barabartë të eksporteve shqiptare në Serbi, për të cilat thotë se nuk mund të jenë eksportuesit shqiptarë gjithmonë të disfavorizuar. Marrëveshje kjo e parashikuar në projektin e Ballkanit të hapur
Postimi i plotë:
HAPNI TELEFONIN!
HAPNI TELEFONAT!
PERGJIGJUNI EKSPORTUESVE,
JANE MIJERA BUJQ PAS TYRE,
ESHTE PUNA E TYRE,
JANE TE ARDHURAT E TYRE!
Po marr nje shqetesim te perseritur prej dy ditesh;
PO ME KTHEHET KAMIONI ME PERIME NGA #SERBIA!
U kemi thene eksportuesve se analizat e produktit-perimeve e frutave tona, do te njihen dhe atje, ne Serbi!
Nuk po ndodh!
Nese speci del ketu thuajse i paster, shumefish nen norme, analizuar ne laboratorin ku qeveria ka orientuar eksportuesit, si ka mundesi ne Serbi del ndryshe?
Shiko, vetem ky eksportues me thote qe ka nje renie drastike ne tregun serb, nga 20 kamione vjet ne janar, ne vetem 2 kete janar!
Nese duan te na nxjerrin nga tregu serb, te na i thone e ne te zgjedhim te jemi reciproke!
NUK MUND TE JEMI PERJETE TE DISFAVORIZUAR;
Jemi te disfavorizuar ne sistemin fiskal, jemi te disfavorizuar ne mbeshtetje buxhetore me ta e me rajonin;
Nuk mund te jemi te disfavorizuar edhe per arsye burokratike e jo transparente edhe ne eksporte!
Ndaj,
ZGJIDHENI! HAPNI TELEFONAT E PERGJIGJUNI EKSPORTUESVE!
Bujqesia nuk behet as me filma e as me foto, behet me pune!
(BalkanWeb)
