Shefi i Twitter , Elon Musk është fotografuar duke folur me një nga propagandueset më të famshme ruse Nailya Asker-Zade teksa ndiqte finalen e Botërorit ditën e djeshme në Katar.
Prezantuesja e televizionit rus u hetua nga grupi i Fondacionit Kundër Korrupsionit të Alexey Navalny dhe tashmë është sanksionuar nga Kanadaja dhe Britania e Madhe.
Asker-Zade, 35 vjeç, është një nga aleatet më të përmendura të Vladimir Putinit dhe është e dashura e bankierit privat të liderit rus, Andrey Kostin.
(BalkanWeb)
