Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalojë plotësisht mediat shtetërore ruse, të cilat i akuzoi për nxitje të “gjenocidit”.
“Nxitja e gjenocidit në televizionin shtetëror rus është evidente. Propaganda shtetërore ruse duhet të ndalohet plotësisht në BE e kudo”, shkroi Kuleba në Twitter.
BE-ja ka pezulluar aktivitetet e disa transmetuesve shtetërorë rusë nga valët e saj, në përpjekje për të goditur dezinformimin rus pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Incitement of genocide on Russian state TV is in full swing. They admit Russia bombs out Ukraine’s critical infrastructure to inflict unbearable conditions of life on civilians and they call for more strikes. Russian state propaganda in the EU and elsewhere must be fully banned. https://t.co/a6tfi52Mi5
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) November 20, 2022
(BalkanWeb)
