BRITANI- Një çift bashkëshortësh janë dënuar nga gjykata britanike, pasi akuzoheshin se po planifikonin të kryenin sulme terroriste në Londër. Atentati ishte planifikuar të kryhej në 10-vjetorin e sulmeve të 7 korrikut 2005, ngjarje në të cilën vdiqën 52 persona dhe u plagosën mbi 700 të tjerë.

Sulmi i atëhershëm ishte bërë me anë të shpërthimeve vetëvrasëse të koordinuara në autobusë të Londrës dhe rrjetin e trafikut nëntokësor.

25-vjeçari Mohammed Rehman dhe gruaja e tij, 24-vjeçarja Sana Ahmed Khan u shpallën fajtorë nga një gjykatë në Old Bailey. Prokurorët thanë se Rehman në kohën e arrestimit ka qenë vetëm disa ditë para se ta përfundonte planin e tij për sulme ku do të shkaktoheshin mijëra viktima në masë.

Sakaq, autoritetet angleze kanë gjetur një video të një shpërthimi të një pajisje të vogël në shtëpinë e tij. Ndërkaq, prokurorët thanë se ai në rrjetin Twitter e kishte përdorur emrin Silent Bomber (Sulmuesi i hështur) për të identifikuar mbështetës të tij. Ai gjithashtu u dënua për posedimin e një materiali që do të përdorej për qëllime terroriste.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: