Operacioni i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) ka arrestuar një spiun rus. SBU sqaron se ai është vënë në pranga nën dyshimin se kishte përgatitur një sulm me raketa në Kiev.

I dyshuari 23-vjeçar punonte për drejtorinë kryesore të forcave të armatosura të Rusisë dhe kishte kërkuar vendndodhjet e forcave të mbrojtjes të Ukrainës në rajonin e kryeqytetit. Sipas hetuesve ukrainas, i riu kishte shfaqur interes të dyshimtë edhe për bazat e mirëmbajtjes ushtarake të Ukrainës dhe mblidhte informacione për nënstacionet e energjisë në Kiev.

Ai është kapur në flagrancë duke filmuar një bazë ushtarake dhe duke ngarkuar koordinatat e saj në GPS, në një hartë elektronike. Sipas SBU-së ai jeton në Odesa dhe paguhej nga inteligjenca ushtarake ruse. 23-vjeçarit iu gjet një laptop dhe celular me prova të aktivitetit të tij kundër Ukrainës gjatë kontrollit në shtëpi.

Zyrtarët thanë se i dyshuari është në paraburgim dhe rrezikon një dënim me burgim të përjetshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb