Sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë do të zhvillohet një protestë mbarëkombëtare në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Tubimi është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe mbështetet nga shoqata të ndryshme të ish-luftëtarëve, si dhe qytetarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora. Tubimi është parashikuar te mbahet në orën 17:00 në sheshin “Skënderbej”.

Kryeministrat e shqiperise dhe kosoves nuk do te jene te pranishëm ne proteste. Nje dite me pare Rama dhe Kurti u perplasen ne distancë lidhur me protesten. Fillimi ishte Lëvizja Vetëvendosje, e cila tha se “ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj”.

Në postimin në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruhet se kreu i qeverisë shqiptare ka shkuar në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter “për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të Gjykatës Speciale”.

Nuk vonoi edhe përgjigja e kryeministrit Edi Rama, i cili kujtoi se Gjykata Speciale u ngrit për çështjen e trafikut të organeve, dhe jo si tha ai, “të marrë peng Presidentin e Republikës së Kosovës”. Rama gjithashtu kritikoi qëndrimet e kaluara të Vetëvendosjes ndaj figurës së Hashim Thaçit, duke nënvizuar se “atëherë Lëvizja nuk njihte as himnin e Kosovës e jo më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte përjetësisht në Hagë”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb